Muhammet Kurşun
04 Shtator 2018•Përditësim: 05 Shtator 2018
TEHERAN (AA) - Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Anadolu Agency (AA), njëherësh Kyeredaktor i Përgjithshëm i agjencisë, Metin Mutanoğlu, u takua me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm dhe Kryeredaktorin e Përgjithshëm të agjencisë iraniane të lajmeve Mehr, Riza Dehkani.
Mutanoğlu, i cili gjendet në Teheran për të marrë pjesë në Takimin e 43-të të Bordit Drejtues të Unionit të Agjencisë së Lajmeve të Azisë-Paqësorit (OANA), vizitoi agjencinë e lajmeve Mehr, e cila është një nga agjencitë më të rëndësishme të vendit.
Takimi u realizua në ndërtesën e agjencisë Mehr në kryeqytetin iranian Teheran, ndërsa në të morën pjesë edhe Drejtori i Marketingut dhe Komunikimit Institucional të AA-së, Yılmaz Yaman, kreu i Redaksisë në Gjuhën Perse të AA-së, Hikmet Gök, Drejtori i Përgjithshëm i Lajmeve të Jashtme i agjencisë Mehr, Muhammed Kadiri, si dhe Përgjegjësi i Lajmeve në Gjuhën Angleze Peyman Yezdani.
Gjatë takimit, Mutanoğlu tha se teksa hapëron drejt 100-vjetorit të themelimit, AA ka gazetarë në 100 shtete dhe se agjencia ka zgjeruar rrjetin informativ në nivel rajonal dhe global.
Mutanoğlu theksoi se AA i vazhdon aktivitetet në kuadër të vizionit për t'u bërë një nga agjencitë më efikase të lajmeve në botë, dhe rikujtoi se kanë marrë vendim që qendrën e Redaksisë së Lajmeve të Lindjes së Mesme ta zhvendosin në Kudsin Lindor të okupuar nga Izraeli pas zhvillimeve në lidhje me Kudsin. Ai tha se me këtë hap, synojnë të tregojnë se i dalin zot Kudsit.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AA-së theksoi nevojën e pjesëmarrjes në përpjekjet për afrimin e Turqisë dhe Iranit, duke shtuar se kjo është arsye e hapjes së Redaksisë së Lajmeve në Gjuhën Perse në vitin 2015.
"Mes Turqisë dhe Iranit ka vlera të përbashkëta, siç janë Mevlana, Shirazi dhe Shahriar. Edhe shoqëritë i ngjajnë njëri-tjetrit fizikisht. Në media duhet të përdorim gjuhë konstruktive dhe pozitive që do të na afrojnë. Edhe pse në mes ekzistojnë disa konteste, fqinjësia dhe miqësia mes dy vendeve do të vazhdojë", deklaroi Mutanoğlu.

Ndërkaq, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i agjencisë Mehr, Dehkani, tha se ndien interesim për historinë osmane dhe se dëshiron të vë theksin mbi pikat e përbashkëta mes dy vendeve përmes përvojës nga e kaluara.
Sipas tij, dy palët do të forcohen tutje përmes bashkëpunimit dhe veprimtarive të përbashkëta. Ai shtoi se mund të veprohet bashkërisht në çështjet rajonale, me theks të veçant Palestina.
Pas takimit, Metin Mutanoğlu i prezantoi Dehkanit dhuratë.