Bota

AA filmon nga ajri pikat e konfliktit në jug të Tripolit

Pas armëpushimit të vendosur më 12 janar me thirrjen e bërë nga Turqia dhe Rusia, në rajon janë ndërprerë shpërthimet e fuqishme

Enes Canlı  | 16.01.2020 - Përdıtësım : 17.01.2020
AA filmon nga ajri pikat e konfliktit në jug të Tripolit ( Hazem Turkia - Anadolu Agency )

Tripoli

Anadolu Agency (AA) ka filmuar nga ajri rajonin Remle në të cilin kanë ndodhur konflikte të ashpra para armëpushimit në kryeqytetin e Libisë, Tripoli.

Rajoni Remle i cili ndodhet pranë ish-aeroportit në jug të Tripolit, para armëpushimit ishte pjesë e konflikteve intensive mes milicëve të lidhur me liderin e forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar dhe forcave të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) e cila është përfaqësuese legjitime e Libisë.

AA filmon nga ajri pikat e konfliktit në jug të Tripolit

Pas armëpushimit të vendosur më 12 janar me thirrjen e bërë nga Turqia dhe Rusia, në rajon janë ndërprerë shpërthimet e fuqishme.

- Në rajon mbizotëron qetësia

Tashmë rajoni Remle ngjan me një zonë fantazmë për shkak të largimit të civilëve të cilët gjatë konflikteve u përballën me rrezikun e jetës. Në rajonin i cili dikur ishte një nga lagjet më të frekuentuara të Tripolit, tani mbizotëron qetësia.

Pavarësisht se Haftari nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit, në Libi që nga 12 janari e deri më tani mbetet e vlefshme një situatë kryesisht jo-konfliktuale.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın