29 Tetor 2022•Përditësim: 30 Tetor 2022
DAVİT KACHKACHİSHVİLİ -
Ekipi i Anadolu Agency (AA) filmoi aktivitetet luftarake të baterive artilerike të Ukrainës të cilat janë pozicionuar në afërsi të qytetit Bakhmut në të cilin vazhdojnë luftimet e ashpra në rajonin e Donetskut në Ukrainë ku vazhdon lufta kundër Rusisë.
Në rajonin e Donetskut, aktivitetet luftarake aktive vazhdojnë nga bateritë e artilerisë ukrainase të vendosura në pika të ndryshme në vijën e frontit pranë qytetit Bakhmut, kur vazhdojnë konfliktet intensive mes forcave ruse dhe ushtrisë ukrainase, kryesisht duke përdorur avionë luftarakë, tanke, sisteme të ndryshme artilerie dhe armë të tjera të rënda.

Njësitë artilerike janë në krye të detyrës gjatë 24 orëve dhe kryejnë goditje në ndihmë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cilat përpiqen të zbrapsin njësitë e ushtrisë ruse kryesisht në vijën e frontit të Donetskut dhe përreth Bakhmut-it ku zhvillohen luftimet më të rënda kohët e fundit.
Edhe bateria artilerike e Brigadës së 53-të të Mekanizuar e ushtrisë ukrainase që mban emrin "Princ Volodymyr Monomakh", ashtu si njësitë e tjera artilerike të vendosura në rajon, kryejnë goditje intensive kundër objektivave të forcave ruse.
Autoritetet e Brigadës së 53-të të Mekanizuar, me transportues të autoblindave me zinxhirë për personelin dërguan ekipin e AA-së në pika të ndryshme nga ku kryejnë goditje dhe shpjeguan aktivitetet e baterive artilerike gjatë luftës.

Vërehet se njësitë artilerike me detyrë në pika të ndryshme të frontit nën urdhrat e komandantëve të Brigadës së 53-të të Mekanizuar, kryejnë vazhdimisht me sisteme të ndryshme artilerike goditje ndaj objektivave ruse.
Në vijën e frontit për shkak të reshjeve të shiut rrugët janë me baltë dhe transporti është jashtëzakonisht i vështirë ndërsa mund të lëvizet vetëm nëpërmjet automjeteve me zinxhirë ose me mjete për terren të lartë. Goditjet kryhen ditën dhe natën nëpërmjet obusëve 152 mm "2C3 Akasiya" dhe 122 mm "2С1 Gvozdika" si dhe sistemeve multiraketahedhës të vendosur në vijën e frontit nga Brigada e 53- të e Mekanizuar.
- "Goditjet artilerike janë fuqia më e rëndësishme e luftës"
Kapiteni Vladislav, komandanti i Divizionit të Artilerisë Vetëlëvizëse të Brigadës së 53-të të Mekanizuar e cila është formuar në Ukrainë në vitin 2014, në një deklaratë për gazetarin e AA-së, vlerësoi punimet e sistemeve artilerike në frontin Donetsk.
Vladislav i cili nuk identifikon mbiemrin e tij për arsye sigurie, tërhoqi vëmendjen se sistemet artilerike përdoren në mënyrë aktive në luftën Rusi-Ukrainë dhe duke bërë të ditur se goditjet artilerike kanë një rëndësi kritike në luftëra, ai tha se "Goditjet artilerike janë fuqia më e rëndësishme e luftës".
Duke bërë të ditur se kanë kryer goditje intensive për zbrapsjen e forcave ruse që kryejnë sulme në rajon, Vladislav tha se "Çdo ditë ndodhemi në terren dhe kryejmë goditje intensive ndaj objektivave të armikut".

"Përdorim multiraketahedhës, obusë të ndryshëm dhe sisteme të tjera artilerike. Ne jemi në detyrë në mënyrë shumë intensive, çdo ditë, gjatë 24 orëve dhe në çdo lloj të kushteve të motit", tha Vladislav.
Ai thekson se në rajon janë të vendosura batalione të ndryshme artilerike të ushtrisë së Ukrainës dhe se vazhdojnë aktivitete aktive luftarake.
"Jemi të gatshëm të luftojmë deri në fund për të çliruar territoret tona nga pushtimi. Qëllimi ynë është të çlirojmë të gjitha trojet e vendit tonë", shtoi Vladislav.
Në vijën e frontit, avionët luftarakë të ushtrisë ukrainase nëpërmjet fluturimeve të ulëta kryejnë goditje ndaj pikave në të cilat ndodhen njësitë ruse ndërsa gjatë gjithë ditës në vijën e frontit dëgjohen shpërthime të fuqishme.