Bota

"536 të vdekur që nga grusht shteti në Mianmar"

I dërguari i OKB-së kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Sigurimit për shkak të përshkallëzimit të krizës

Pizaro Gozali Idrus  | 01.04.2021 - Përdıtësım : 01.04.2021
"536 të vdekur që nga grusht shteti në Mianmar"

Xhakartë

Të paktën 536 njerëz janë vrarë në përpjekjen e dhunshme të shtypjes së protestave pro-demokracisë që nga grusht shteti i 1 shkurtit në Mianmar, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Kishte të shtëna me armë natën e kaluar dhe dy burra thuhet se u qëlluan për vdekje nga forcat e juntës kur automjetet ushtarake bllokuan rrugën që të çonte në qytetin Kalay nga qyteti Gantgaw, Rajoni Magwe", njoftoi Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë me bazë në Tajlandë.

Organizata e pavarur jofitimprurëse u themelua nga ish-të burgosur politikë të Burmas të detyruar të jetonin jashtë vendit.

Grupi tha se koalicion i grupeve të armatosura etnike ka bërë deklarata kundër grushtit të shtetit, i cili çoi në përplasje në rajone, përfshirë shtetet Kachin dhe Kayin.

"Banorët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe disa u plagosën dhe madje u vranë", thuhet më tej.

Ndërkohë, i dërguari i OKB-së në Mianmar i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të ndërhyjë për shkak të përshkallëzimit të krizës, duke paralajmëruar rrezikun e luftës civile dhe gjakderdhje të afërt ndërsa junta shtyp demonstratat.

Protestuesit kanë mbushur rrugët në Mianmar për gati dy muaj kundër ligjit ushtarak dhe ndalimit të Aung San Suu Kyi, këshilltarja e dikurshme e shtetit dhe udhëheqësve të tjerë të partisë së saj Lidhja Kombëtare për Demokraci, e cila shënoi një fitore të madhe në zgjedhjet e nëntorit 2020.

Ushtria e Mianmarit më 1 shkurt të këtij viti kreu grusht shteti dhe mori pushtetin në këtë vend nën arsyetimin se zgjedhjet e nëntorit kanë qenë të parregullta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.