Mohammed Hamood Ali Al Ragawi
05 Tetor 2022•Përditësim: 05 Tetor 2022
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) ka bërë të ditur se 35 gazetarë janë arrestuar në Iran mes protestave për vdekjen e një gruaje 22-vjeçare në paraburgim policor, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Të paktën 35 gazetarë janë arrestuar që nga fillimi i protestave në Iran. Ka vetëm një lëshim të njohur deri më tani", njoftoi CPJ në rrjetet sociale.
Organizata me bazë në New York tha se numri i gazetarëve të arrestuar bazohet në burimet e tyre brenda Iranit.
"Detajet e të arrestuarve janë të pakta në mes të ndërprerjes së internetit dhe ndërprerjeve të mëdha në rrjetet e telefonit dhe mediave sociale", theksoi CPJ.
CPJ-ja tha se Nilufer Hamdi, korrespondent për gazetën ‘Daily Sharq’ me bazë në Teheran, ishte në mesin e të arrestuarve nga autoritetet iraniane.
Sipas CPJ-së, Hamdi ishte ndër gazetarët e parë që raportoi për shtrimin në spital të Mahsa Amini-t para vdekjes së saj.
Amini ndërroi jetë më 16 shtator në rrethana misterioze pasi u ndalua nga policia e moralit në Teheran.
Derisa autoritetet thonë se ajo vdiq nga arresti kardiak, familja e saj pretendon se ajo u rrah në paraburgim policor, gjë që ka shkaktuar protesta të zemëruara në të gjithë Iranin dhe ka tërhequr dënime nga e gjithë bota.
Shumë vende në Perëndim ditëve të fundit kanë lëshuar deklarata të formuluara për vdekjen e 22-vjeçares në paraburgim policor, duke kërkuar hetime të paanshme.