Bota, Koronavirusi

100 ditë nga pandemia e koronavirusit të ri

Sëmundja fillimisht u perceptua si një epidemi rajonale që ndikoi Kinën dhe përreth, ndërsa pasi filloi të kërcënojë shëndetësinë publike në nivel global, bota u përqëndrua në zhvillimet në lidhje me virusin

Emre Aytekin  | 09.04.2020 - Përdıtësım : 09.04.2020
100 ditë nga pandemia e koronavirusit të ri

Ankara

Bota për herë të parë me koronavirusin e ri (COVID-19) u njoftua, pasi Kina më 31 dhjetor 2019 i bëri të ditur Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) se në qytetin Wuhan të provincës Hubei është shfaqur një sëmundje misterioze e frymëmarrjes origjina e së cilës është e panjohur.

Sëmundja fillimisht u perceptua si një epidemi rajonale që ndikoi Kinën dhe përreth, ndërsa pasi filloi të kërcënojë shëndetësinë publike në nivel global duke tejkaluar kufijtë aziatike, bota u përqëndrua në zhvillimet në lidhje me virusin, marrja nën kontroll e shpërthimit dhe parandalimi i tij ishin axhenda kryesore e të gjitha vendeve.

Në vijim, janë zhvillimet kryesore dhe pikat e kthesës, 100 ditë pasi për herë të parë dëgjuam për COVID-19:

- U shfaq në qytetin Wuhan të Kinës

Kina më 31 dhjetor 2019, njoftoi se është zbuluar një sëmundje misterioze e frymëmarrjes me origjinë të panjohur, në qytetin Wuhan të provincës kineze Hubei.

Fillimisht mendohej se sëmundja e cila shkaktonte inflamacion të mushkërive, buronte nga një lloj virusi i panjohur.

Më 1 janar, tregu i ushqimeve të detit në Wuhan u mbyll, pasi ishte përcaktuar se të diagnostikuarit e parë me sëmundjen e kanë vizituar këtë vend.

Më 3 janar, u mësua se struktura gjenetike e virusit është e ngjashme 80 për qind me koronavirusin SARS e përhapur në botë nga Kina në vitin 2002-2003.

- "Koronavirusi i ri"

Më 7 janar, OBSH, njoftoi se sëmundaj nuk është SARS, por buron nga një lloj i ri të koronavirusit. Koronavirusi i ri, që është forma mutante e betakoronavirusit të lakuriqve kur është transmetuar tek njeriu, u emërtua "2019-nCov".

Më 11 janar, për herë të parë një person humbi jetën në Kinë nga sëmundja. I ndjeri ishte një mashkull 61-vjeçar për të cilin mendohej me sëmundjen është infektuar në tregun në Wuhan.

Më 13 janar u konfirmua rasti i parë jashtë Kinës. Tajlanda konfirmoi se një grua u diagnostikua me koronavirus të ri.

Më 16 janar virusi u shfaq në Japoni tek një person që kishte udhëtuar nga Wuhan.

Më 21 janar u konfirmua rasti i parë me COVID-19 në SHBA.

- "Gjendje e jashtëzakonshme globale"

Virusi u përhap në shumë vende me anë të njerëzve që udhëtonin. Filloi trajtimi i personave me COVID-19 në Hong Kong, Tajvan, Singapor, Koreja e Jugut, Australi, Malajzi, Vietnam dhe Nepal.

Më 23 janar u ndaluan gjith transportet në drejtim të qytetit Wuhan, filluan të zbatohen masat e karantinës.

Më 24 janar konfirmohen rastet e para në Evropë. Franca konfirmoi rastet e para tek dy persona që kishin ardhur nga Kina dhe te të afërmit e tyre.

Më 30 janar OBSH shpalli "gjendje e jashtëzakonshme globale".

Më 31 janar konfirmohen rastet e para në Britaninë e Madhe, Itali dhe Spanjë.

Më 2 shkurt për herë të parë ndodhi vdekja e parë jashtë Kinës, pasi humbi jetën një person në Filipine.

- Tejkaloi SARS-in

Më 9 shkurt numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri arriti në 811, me ç’rast e tejkaloi SARS-in.

Më 11 shkurt OBSH njoftoi se koronavirusin e ri e kanë emërtuar "COVID-19".

Më 14 shkurt virusi arriti në kontinentin afrikan, pasi Egjipti konfirmoi rastin e parë.

Franca konfirmoi vdekjen e parë nga COVID-19, me ç'rast ndodhi vdekja e parë në kontinentin evropian.

- Pandemia në Korenë e Jugut, Iran dhe Itali

Më 19 shkurt në Iran ndodhën rastet dhe vdekjet e para.

Në Korenë e Jugut u konfirmuan 229 raste në një ditë. U zbulua se në epidemi ka luajtur rol komuniteti i një kishe katolik në qytetin Daegu.

Më 25 shkurt zv/ministri i Shëndetësi i Iranit, Iraj Harirchi, rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Më 26 shkurt Brazili konfirmoi rastin e parë me COVID-19 tek një person që ishte kthyer nga udhëtimi në Itali. Ky ishte rasti i parë në kontinentin e Amerikës Jugore.

- Arabia Saudite pezulloi vizitat e umres

Më 27 shkurt, Arabia Saudite pezulloi vizitat për umre për shkak të COVID-19.

Më 28 shkurt OBSH, nivelin e rrezikut global për COVID-19 e rriti prej "lartë" në shumë "lartë".

Më 29 shkurt SHBA konfirmoi vdekjen e parë nga COVID-19.

Në 6 ditët e parë të muajit maj, numri i rasteve në Itali u rritën për 6 herë.

Më 8 mars rajoni italian i Lombardisë dhe 14 qytete u karantinuan.

Më 10 mars kryeministri italian Giuseppe Conte, kufizoi lëvizjen e lirë në vend duke njoftuar masa të gjëra të karantinës. Shkollat dhe universitetet u mbyllën, ndërsa të gjitha ndeshjet e Serie A u pezulluan.

- Rasti i parë në Turqi

Më 11 mars Ministria e Shëndetësisë e Turqisë konfirmoi rastin e parë në vend.

OBSH koronavirusin e ri e shpalli pandemi.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se kanë mbyllur kufijtë për të gjithë pasagjerët që vijnë nga Evropa, duke përjashtuar Britaninë, për një kohëzgjatje 30 ditore.

Më 12 mars Turqia pezulloi arsimin në shkolla dhe univeristete.

Presidenti amerikan më 13 mars shpalli "gjendje të jashtëzakonshme kombëtare" në mbarë vendin, duke njoftuar një fond prej 50 miliardë dollarë për shtetet dhe rajonet nga buxheti federal.

Më 17 mars Bashkimi Evropian (BE) solli një kufizim 30 ditor për udhëtimet e shtetasve të vendeve të treta në vendet anëtare dhe rajonin e Schengen-it.

Franca kufizoi lëvizjen e lirë në mbarë vendin, zbatoi masa të gjëra të karantinës.

Më 19 mars në Kinë për herë të parë nuk u konfirmua rast me koronavirus me origjinë nga vendi.

Më 21 mars Turqia filloi të zbatojë masa të gjëra të karantinës.

Më 23 mars Britania e Madhe zbatoi masa të karantinës.

- Prolongohen Lojërat Olimpike

Më 24 mars, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) vendosi shtyrjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020 në vitin e ardhshëm.

Më 25 mars India shpalli orë policore 21 ditëshe.

Më 26 mars numri i rasteve me COVID-19 në SHBA tejkaloi shifrën e Kinës.

Kongresi amerikan më 27 mars miratoi një pako stimuluese ekonomike prej 2,2 trilionë dollarësh për të ndihmuar individët dhe bizneset që pësuan dëm për shkak të pandemisë.

- Kryeministri i Britanisë pozitiv ndaj COVID-19

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson u diagnostikua me koronavirus.

Më 2 prill numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botë tejkaloi shifrën prej 1 milion.

Më 7 prill Kina për herë të parë nuk konfirmoi vdekje. Në të njëjtën ditë në mbrëmje u hoq karantina në qytetin Wuhan të Kinës, ku u shfaq për herë të parë pandemia.

Më 8 prill numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botë tejkaloi shifrën prej 1,5 milion.

Virusi u shpërnda në afër 200 vende dhe rajone të botës, duke shkaktur 90.000 vdekje.

Pandemia ende vazhdon ndikimin në botë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın