Ali Kemal Akan
18 Prill 2022•Përditësim: 19 Prill 2022
ALI KEMAL AKAN
Në kryeqytetin e Jordanisë Aman, ndriçimet me gjysmëhënat me forma dhe dizajne të ndryshme, fenerët, litarët e ndriçuar, krijojnë një atmosferë në rrugë me ngjyrat e dritave, raporton Anadolu Agency (AA).

Varja e dritave, fenerëve dhe stolive në rrugë dhe shtëpi gjatë Ramazanit në Jordani ka qenë traditë prej vitesh.
Kandilat dhe elementët ndriçues dekorativë që simbolizojnë Ramazanin si dhe dritaret dhe ballkonet e ndërtesave me tulla balte zbukurojnë gjithashtu rrugët dhe çarshinë e vjetër në kryeqytetin Aman.
Gjysmëhëna në forma dhe dizajne të ndryshme, fenerët, litarët ndriçues dhe dritat Led ofrojnë një bukuri unike për turistët që vizitojnë këtë vend gjatë Ramazanit.

Çarshia e vjetër, e cila gjallërohet me iftarin, mbetet e tillë deri në kohën e syfyrit.
Dekorimet me ndriçim, të cilat janë bërë traditë për shkak të Ramazanit, mund të shihen pothuajse në çdo shtëpi jordaneze.