Dildar Baykan
07 Shkurt 2018•Përditësim: 07 Shkurt 2018
ANKARA (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në kuadër të vizitës së tij në Teheran, sot është takuar me homologun e tij iranian, Mohammad Javad Zarif, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, Çavuşoğlu dhe Zarif gjatë takimit kanë diskutuar për çështjet rajonale, duke përfshirë edhe çështjen e Kudsit.
Ministri i Jashtëm i Turqisë sot qëndron në kryeqytetin e Iranit, Teheran, për të realizuar takime të ndryshme me zyrtarët e këtij vendi.