Kaamil Ahmed
07 Qershor 2017•Përditësim: 07 Qershor 2017
JERUSALEM (AA) - Komisioni izraelit i ngarkuar për ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor do të diskutojë planet për zgjerimin e vendbanimeve në territorin e pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Paneli do të shqyrtojë zhvillimin e planeve për ndërtimin e 2,500 shtëpive të reja në disa vendbanime në zonë, sipas grupit kundër-vendbanimeve, Peace Now.
Të martën, Komisioni i Planifikimit të Lartë të Administratës Civile ka zhvilluar planet për vendbanimet e para të reja që nga viti 1993, për të akomoduar banorët të cilët më herët gjatë këtij viti u dëbuan nga lagja Amona, vendbanim ky i konsideruar i paligjshëm nga gjykatat e Izraelit.
Komisioni gjithashtu ka diskutuar për 20 njësi vendbanimi në Beit El, pranë qytetit të Ramallahut të Bregut Perëndimore, të cilën Peace Now pretendon të jetë i lidhur me ambasadorin e ri të SHBA-së në Izrael, David Friedman.
Rreth 400 mijë izraelitë jetojnë në Bregun e pushtuar Perëndimor në vendbanime, të cilat Izraeli ka vazhduar me zgjerimin e tyre, përkundër faktit se ato konsiderohen si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Të martën shënohet 50 vjetori i okupimit Izraelit të territoreve palestineze, pas marrjes së kontrollit të Bregut Perëndimor nga Jordania gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967.