Bota, Koronavirusi

Indi, mbi 161 mijë raste ditore me COVID-19

Me zbulimin e 161.736 rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 13.689.453, ndërsa me 879 vdekje, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 171.058

Büşra Selvi Öğütcen  | 13.04.2021 - Përdıtësım : 13.04.2021
 Indi, mbi 161 mijë raste ditore me COVID-19

Ankara

India e cila është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit ka regjistruar 161.736 raste të reja me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e Indisë me zbulimin e 161.736 rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 13.689.453.

Në vend numri më i madh i viktimave u regjistrua në Maharashtra me 3.458.996, Kerala 1.172.882, dhe në Karnataka 1.074.869.

Sipas faqes "Woldmeters" e cila azhurnon të dhënat e COVID-19 bëhet e ditur se India është vendi i dytë me më shumë raste të prekura dhe vendi i katërt me më shumë viktima nga COVID-19.

Në Indi, në 24 orët e fundit 879 persona humbën jetën si pasojë e COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm i viktimave në 171.058.

Teksa numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 shkoi në 12.253.697, numri i pacientëve që vazhdojnë trajtimin shkoi në 1.264.698

Dje numri i rasteve me COVID-19 u regjistrua si 168.912, numër i cili u llogarit në vend si numri më i lartë në ditë që kur u zbulua rasti i parë me COVID-19 më 30 janar 2020.

India me një popullsi rreth 1,4 miliardë banorë po vazhdon fushatën e vaksinimit kundër pandemisë së COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë njoftoi se në vend janë aplikuar 108.533.85 vaksinime.

Sipas faqes "Ourworldindinata.org" ku azhurnohen të dhënat e vaksinimit bëhet e ditur se India është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Kinës me numrin më të madh të vaksinimit.

Nga ana tjetër, në Karnataka, ku numri i rasteve arriti në 1.74.869, Kryeministri i shtetit B.S. Yediyurappa në deklaratën e tij për shtyp deklaroi se pavarësisht nga rritja e rasteve me COVID-19 në vend, nuk do të zbarohet ora policore.

Yediyurappa i bëri thirrje popullit për zbatimin e masave të COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın