“Britania e Madhe themelon bazë ushtarake në Kuvajt”
Gazeta private Alrai tha se të dy vendet arritën marrëveshje për të themeluar bazën ushtarake britanike në Kuvajt

Kuwait
KUWAIT CITY (AA) - Kuvajti dhe Britania e Madhe kanë arritur marrëveshje për të krijuar një bazë ushtarake britanike në këtë shtet të Gjirit, njoftuan media lokale të Kuvajtit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta private Alrai tha se të dy vendet arritën marrëveshje për të themeluar bazën ushtarake britanike në Kuvajt.
E përditshmja, duke cituar burime diplomatike, tha se zyrtarët e të dy vendeve do të takohen të enjten për të diskutuar aspektet e bashkëpunimit midis të dy palëve.
Gazeta gjithashtu citoi ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Khaled al-Jarallah, duke mohuar çdo lidhje midis bazës britanike dhe mosmarrëveshjes kufitare midis Kuvajtit dhe Arabisë Saudite.
"Mosmarrëveshja jonë me vëllezërit tanë në Arabinë Saudite është vëllazërore", tha ai dhe shtoi se "unë mund ta quaj si keqkuptim".
Gazeta private al-Qabas gjithashtu tha se në takimin e sotëm midis zyrtarëve të Kuvajtit dhe zyrtarëve britanikë do të diskutohet ngritja e një baze ushtarake britanike për të trajnuar ushtrinë e Kuvajtit.
Gazeta, duke cituar burime të paidentifikuara, tha se baza e Britanisë do të jetë e kufizuar dhe do të hapet së shpejti.
Nuk pati komente nga Kuvajti apo autoritetet britanike mbi këtë raport.
Ambasadori britanik në Kuvajt, Michael Davenport, më herët në një intervistë me Forces Network tha se Londra po konsideronte praninë ushtarake të përhershme në Kuvajt.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.