Talha Yavuz
02 korrik 2020•Përditësim: 02 korrik 2020
Turqia do t'i dhurojë ambulancë Komunës së Mamushës në Kosovë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshja të cilën Turqia arriti me Kosovën më 16 qershor në Ankara sot u publikua në "Gazetën Zyrtare".
Sipas "Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Dhënien e Granteve në Fushën e Shëndetit", Turqia do t'i dhurojë Kosovës auto-ambulancë të pajisur plotësisht për t'u përdorur nga Komuna e Mamushës.
Ndërkohë, edhe marrëveshjet me Zyrën e Evropës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Namibinë sot u publikuan në "Gazetën Zyrtare".