Dzihat Aliju
27 prill 2022•Përditësim: 27 prill 2022
Në organizim të Lidhjes së Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSITEB), me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) është shtruar iftar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).
Në iftar morën pjesë ambasadori turk në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, zv/kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, ministri i Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri, deputetë, përfaqësues të partive në vend, përfaqësues të institucioneve turke në vend, si dhe të ftuar të tjerë.
Ambasadori turk tha se në fjalimet e tij gjatë muajit të Ramazanit kanë dhënë mesazhe në përputhje me frymën e muajit të Ramazanit dhe gjithmonë kanë theksuar unitetin dhe solidaritetin.
Koordinatori i TIKA-s në Shkup, Halim Ömer Söğüt, nga ana tjetër, informoi rreth aktiviteteve të TIKA-s tha se instituti i themeluar në vitin 1992 shërben në 60 shtete me 62 zyra koordinimi.
Kreu MATÜSITEB-it, Hüsrev Emin, nga ana e tij, tha se do të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje për çështjet e rëndësishme të komunitetit turk në vend, ashtu si kanë bërë deri më tani.
Këshilltari për Shërbime Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Mustafa Mesten, në fund bëri lutjen e iftarit.