BALLKANI

Spiropali: Vizion i përbashkët për integrimin rajonal në BE

Spiropali po merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Irlandën e Veriut

Fatjon Cuka  | 09.10.2025 - Përdıtësım : 09.10.2025
Spiropali: Vizion i përbashkët për integrimin rajonal në BE Burimi: MEPJ e Shqipërisë

Tiranë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është pritur nga sekretarja e Punëve të Jashtme të Britanisë, Yvette Cooper, në kuadër të Ministerialit të Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Belfast të Irlandës së Veriut, transmeton Anadolu.

Në rrjetet sociale Spiropali ka shkruar se në mjedisin solemn të Kështjellës Hillsborough, u "mirëprit me ngrohtësi nga sekretarja e Punëve të Jashtme të Britanisë, Cooper, në prag të Ministerialit të Procesit të Berlinit".

"Një takim që pasqyron vizionin e përbashkët për avancimin e integrimit të rajonit tonë në BE, zbatimin efektiv të Planit të Rritjes, hapjen e horizonteve të reja të zhvillimit ekonomik dhe fuqizimin e të rinjve tanë", ka theksuar jo.

Kryediplomatja e Shqipërisë është shprehur ndër të tjera: "Një ditë ku 'Evropa e Ballkanit' frymon bashkë, me shpresë dhe qëllim të përbashkët".

Spiropali po merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Irlandën e Veriut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.