BALLKANI

Shqipëri, mbahet protestë antiqeveritare

Qindra persona nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe aktivistë kanë protestuar para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Tiranë

Fatjon Cuka  | 04.01.2026 - Përdıtësım : 04.01.2026
Shqipëri, mbahet protestë antiqeveritare Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Në Shqipëri është mbajtur sërish protestë antiqeveritare, ndërkohë është shoqëruar edhe me tensione, raporton Anadolu.

Protesta është organizuar nga partia parlamentare opozitare Shqipëria Bëhet, sipas saj për të denoncuar rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Shqipërisë.

Qindra persona nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe aktivistë kanë protestuar para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Tiranë.

Sipas organizatorëve, me anë të protestës kërkohet dorëheqja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore me "profesionistë të pavarur".

Sipas Partisë Shqipëria Bëhet, kryeministri Rama mbron publikisht zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, sipas saj "pavarësisht fakteve dhe hetimeve për abuzime të rënda dhe keqpërdorim të fondeve publike".

Kujtojmë se Balluku është marrë e pandehur për veprën penale "shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike".

Gjithashtu ata theksojnë se duhet qeveri teknike me mandat 12-mujor për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Në protestë u theksua se "gjysma e popullit ka ikur prej keqqeverisjes" dhe se "shqiptarët janë njerëz që meritojnë të jetojnë me dinjitet".

Gjatë protestës u shënuan edhe tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, pasi u pretendua se punonjës civilë të policisë po filmonin protestuesit.

Për mbarëvajtjen e protestës u angazhuan forca policore shtesë, ndërkohë u bllokuan edhe disa akse rrugore.

Organizatorët e protestës së sotme kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë, ndërkohë protesta antiqeveritare kanë paralajmëruar në javët në vazhdim edhe parti të tjera opozitare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın