Fatjon Cuka
10 mars 2022•Përditësim: 10 mars 2022
TIRANË (AA) - Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 67 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe një person kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 272.479 dhe numri i të vdekurve në 3.484.
Në gjithë vendin janë shëruar edhe Janë shëruar 100 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267.876, ndërsa raste aktive aktualisht janë 1.119.
Në vend janë kryer edhe 1.239 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.757.186 testime për personat e dyshuar me koronavirus.