BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, numri i viktimave me COVID-19 rritet në 23

Një paciente 72-vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Spitalin Infektiv në Tiranë, e konfirmuar me COVID-19

Fatjon Cuka   | 09.04.2020
Shqipëri, numri i viktimave me COVID-19 rritet në 23

Tiranë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se një tjetër person me koronavirusin e ri (COVID-19) ka ndërruar jetë në Shqipëri, ndërsa numri i viktimave është rritur në 23, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin zyrtar ministria thekson se një paciente 72-vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Spitalin Infektiv në Tiranë, e konfirmuar me COVID-19.

"E moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme. 72-vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse: insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm. E moshuara është viktima e 23-të me COVID-19 në Shqipëri", thuhet në njoftim.

Në Shqipëri numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) është 409, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, ndërsa mes tyre janë shëruar 165 të prekur.Kujtojmë se në vend është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa masat janë shtyrë pa afat. Institucionet në Shqipëri kanë marrë masa të shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın