Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 5 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.481, ndërkohë, numri i të vdekurve është gjithsej 2.454

Fatjon Cuka   | 17.06.2021
Shqipëri, 5 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria ka regjistruar pesë raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.481, ndërkohë, numri i të vdekurve është gjithsej 2.454.

Gjithashtu janë shëruar shtatë qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.895, dhe raste aktive aktualisht janë 132.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.621 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 768.559 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Sipas ministrisë, vijon vaksinimi masiv dhe në total janë kryer 854.227 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej tyre 344.945 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın