Fatjon Cuka
27 Qershor 2021•Përditësim: 28 Qershor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar 3 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.512 ndërsa numri i të vdekurve është gjithsej 2.456.
Gjithashtu janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.990 që nga fillimi i epidemisë dhe raste aktive aktualisht janë 66.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 2.444 testime të reja ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 795.322 testime për personat e dyshuar me COVID-19.