Fatjon Cuka
06 Qershor 2021•Përditësim: 07 Qershor 2021
Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.379.
Ndërkohë, numri i të vdekurve vazhdon të mbetet gjithsej 2.451 dhe në ditët e fundit nuk janë regjistruar viktima nga COVID-19.
Gjithashtu janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.664 dhe raste aktive aktualisht janë 264.
Autoritetet shëndetësore kanë kryer edhe 1.881 testime të tjera ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 738.472 testime për personat e dyshuar me COVID-19.