Furkan Abdula
12 Tetor 2022•Përditësim: 13 Tetor 2022
Në Shkup sot është hapur panairi i automjeteve elektrike, ku janë ekspozuar automjetet elektrike dhe hibride, raporton Anadolu Agency (AA).
Panairi mbahet me moton "Ne ngasim me energji elektrike", ndërsa vizitorët do të mund ta vizitojnë panairin deri më 16 tetor.
Automjetet elektrike dhe automjetet hibride janë ekspozuar në Qendrën tregtare "East Gate Mall".
Të apasionuarit pas automjeteve do të kenë mundësinë të shohin nga afër automjetet elektrike dhe hibride të prodhuesve të ndryshëm, veçanërisht "Tesla", "Alfa Romeo", "Citroen", "Volkswagen", "Opel" e të tjera.
Gjithashtu, në kuadër të panairit është ekspozuar edhe automjeti i parë elektrike "Fico" në Maqedoninë e Veriut.