BALLKANI

Shefi i diplomacisë turke nesër viziton Malin e Zi

Turqia e konsideron Malin e Zi një vend miqësor dhe të dy shtetet kanë marrëdhënie të mira dypalëshe në aspektin e tregtisë dhe lidhjeve kulturore

Sibel Morrow  | 10.02.2020 - Përdıtësım : 10.02.2020
Shefi i diplomacisë turke nesër viziton Malin e Zi

Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Gjatë vizitës do të elaborohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona dypalëshe, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Turqisë dhe Malit të Zi. Po ashtu do të shkëmbehen pikëpamjet mbi proceset e pranimit në BE të të dy vendeve kandidate, si dhe çështjet rajonale dhe ato ndërkombëtare”, njoftoi Ministria turke e Punëve të Jashtme.

Turqia, e cila mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në BE dhe NATO, ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e saj në përputhje me rëndësinë që i kushton paqes dhe stabilitetit në rajon.

Turqia e konsideron Malin e Zi një vend miqësor dhe të dy shtetet kanë marrëdhënie të mira dypalëshe në aspektin e tregtisë dhe lidhjeve kulturore.

Në bashkëpunim të ngushtë me Turqinë, Mali i Zi po ashtu vepron në solidaritet mbi platformat rajonale dhe ndërkombëtare. Vizitat dhe kontaktet e nivelit të lartë midis dy vendeve vazhdojnë në mënyrë intensive dhe me sukses.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın