Bedrudin Brljavac
26 Dhjetor 2024•Përditësim: 27 Dhjetor 2024
Bora që ka rënë intensivisht ditët e fundit në mbarë Bosnjë e Hercegovinën ka zbardhur edhe kryeqytetin e vendit, Sarajevën.
Ndonëse shkaktoi probleme në qarkullim, bora solli në rrugët e Sarajevës pamje idilike, të cilat qytetarë të shumtë i shfrytëzuan për shëtitje dhe pushim, e veçanërisht të vegjlit shijuan "jorganin e bardhë".
Fotoreporteri i Anadolu-s ka regjistruar pamje veçanërisht të bukura në Bashçarshi, qendrën historike dhe kulturore të qytetit.
Sipas të dhënave të Institutit Federal Hidrometeorologjik (FHMZ), moti në Bosnjë pritet të kthjellohet të premten gradualisht ndërsa gjatë fundjavës pritet të mbizotërojë mot kryesisht me diell.