BALLKANI

Qeveria e Shqipërisë miraton aderimin në Bordin e Paqes

Gjithashtu theksohet se ratifikimi i vendimit të Qeverisë së Shqipërisë pritet nesër në Kuvendin e Shqipërisë

Fatjon Cuka  | 21.01.2026 - Përdıtësım : 21.01.2026
Qeveria e Shqipërisë miraton aderimin në Bordin e Paqes

Tiranë

Raportohet se Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar aderimin e vendit në Bordin e Paqes për Gazën, pas ftesës së presidenti të SHBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu.

Gjithashtu në media theksohet se ratifikimi i vendimit të Qeverisë së Shqipërisë pritet nesër në Kuvendin e Shqipërisë.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama, konfirmoi se Trump ka dërguar ftesë për përfaqësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, sipas tij si anëtar themelues.

Këtë ftesë Rama e konsideroi si një "respekt e vlerësim krejt të posaçëm" nga Trumpi.

Presidenti i SHBA-së, Trump, njoftoi disa ditë më parë formimin e Bordit të Paqes për Rripin e Gazës.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu anëtarët e komitetit të ri "teknokratik" që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës, si pjesë e planit me 20 pika të Trumpit për t'i dhënë fund luftës gjenocidale të Izraelit në Gaza.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.