Derya Gülnaz Özcan
21 Shtator 2022•Përditësim: 22 Shtator 2022
Punonjësit e transportit publik në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, kanë hyrë në grevë 24-orëshe, raporton Anadolu Agency (AA).
Punonjësit kanë reaguar ndaj projektligjit të ri që do të lehtësojë privatizimin e sektorit dhe vendosën që të hyjnë në grevë me arsyen se ky projektligj mund të shkaktojë probleme të reja edhe në aspektin e të drejtave të punonjësve.
Për shkak të grevës, mjetet e transportit publik si autobusë, metro dhe tramvajet ndërprenë ofrimin e shërbimit.
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit kur punonjësit shkojnë në punë, në rrugët e kryeqytetit u përjetua trafik intensiv.
Punonjësit e transportit publik për të shprehur reagimin e tyre u mblodhën para godinës së Ministrisë së Financave.
Me pankarta dhe banderola në duar, punonjësit kërkuan tërheqjen e projektligjit.