BALLKANI

Prishtinë, rihapet pas renovimit Xhamia Pirinaz

Që nga viti 1967 kjo xhami është në mbrojtjen e shtetit dhe ka marrë statusin e monumentit të regjistruar

Agim Sulaj  | 08.03.2024 - Përdıtësım : 11.03.2024
Prishtinë, rihapet pas renovimit Xhamia Pirinaz Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

Është hapur pas renovimit një ndër xhamitë më të vjetra të Prishtinës, Xhamia Pirinaz (Piri Nazir) në rrugën "Ismail Dumoshi" në lagjen "Vellusha", raporton Anadolu.

Besimtarë të shumtë u mblodhën për namazin e xhumasë në xhaminë e cila u renovua brenda në objektin kryesor, objektet shoqëruese dhe në oborr, financuar nga Drejtoria e Vakëfeve të Türkiyes.

Nuk dihet data e saktë e ndërtimit të kësaj xhamie por besohet të jetë ndërtuar në periudhën e Perandorisë Osmane, në shekullin 16-të.

Që nga viti 1967 kjo xhami është në mbrojtjen e shtetit dhe ka marrë statusin e monumentit të regjistruar.

Për shkak të vjetërsisë së ndërtimit të saj, xhamia "Pirinaz" ndër vite është restauruar disa herë. Restaurimi i fundit nisi në vitin 2020 dhe përfundoi në fillim të këtij viti.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın