Presidentja Osmani përshëndet heqjen e plotë të masave të BE-së ndaj Kosovës
“Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me BE-në dhe për të ecur përpara në rrugën tonë drejt statusit të kandidatit të BE-së”, shkroi Osmani
Shkup
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur konfirmimin e Komisionit Evropian për zbatimin e plotë të vendimit për heqjen e të gjitha masave të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për vendin, transmeton Anadolu.
Në rrjetin social amerikan X, Osmani tha se vendimi, i shpallur fillimisht në dhjetor nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, tashmë është zbatuar plotësisht.
Ajo falënderoi Komisionin Evropian dhe partnerët e Kosovës nga vendet anëtare për mbështetjen në përmbylljen e kësaj çështjeje, duke theksuar se masat e vendosura më parë kishin ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve të Kosovës.
“Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me BE-në dhe për të ecur përpara në rrugën tonë drejt statusit të kandidatit të BE-së”, shkroi Osmani.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
