BALLKANI

Policitë e Shkupit dhe Sarajevës të vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në takim u diskutuan sfidat dhe rreziqet e sigurisë si dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë Shkupi dhe Sarajeva si kryeqytete

Dzihat Aliju  | 04.06.2025 - Përdıtësım : 04.06.2025
Policitë e Shkupit dhe Sarajevës të vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin

Shkup

Shefi i Sektorit për Punë të Brendshme - Shkup, Sasho Topallovski zhvilloi një takim pune me një delegacion nga Ministria e Punëve të Brendshme e Bosnjë e Hercegovinës, të udhëhequr nga ministri i kantonit të Sarajevës, Admir Katica, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në takim u diskutuan sfidat dhe rreziqet e sigurisë si dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë Shkupi dhe Sarajeva si kryeqytete.

"Në takim u ra dakord edhe për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e shkëmbimit të informacionit, strategjive dhe ideve që do të thotë lëvizshmëri dhe profesionalizëm më i madh i oficerëve të policisë", tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Gjithashtu, në takim të dy delegacionet theksuan bashkëpunimin e ardhshëm midis forcave policore të dy qyteteve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın