Ahmet Nurduhan
03 Nëntor 2022•Përditësim: 03 Nëntor 2022
Mandati i misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian (BE) në Bosnjë e Hercegovinë (EUFOR) është zgjatur edhe për një vit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në sesionin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në New York është vendosur të zgjatet mandati i EUFOR-it në BeH edhe për një vit.
15 anëtarë të KS-OKB miratuan vendimin për zgjatjen e mandatit të EUFOR-it, me qëllim të "ruajtjes së paqes dhe stabilitetit" në BeH, mandati i të cilit pritej të përfundojë më 5 nëntor.
Përfaqësues i Përhershëm i Irlandës në OKB, Fergal Mythen gjatë fjalimit në seancë tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e pranisë së Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) dhe EUFOR-it në vend.