Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Bosnjë e Hercegovinë, 50 të vdekur dhe mbi 1.100 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti për Shëndet Publik ka testuar 3.071 mostra të dyshuara nga të cilat 1.129 rezultuan pozitiv ndaj COVID-19

Bojana Stojanovic  | 11.04.2021 - Përdıtësım : 12.04.2021
Bosnjë e Hercegovinë, 50 të vdekur dhe mbi 1.100 raste të reja me COVID-19

Sarajevë

Në Bosnjë e Hercegovinë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 50 persona ndërsa janë regjistruar 1.129 raste të reja me virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti për Shëndet Publik ka testuar 3.071 mostra të dyshuara nga të cilat 1.129 rezultuan pozitiv ndaj COVID-19.

Rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës. Deri më tani janë testuar 582.644 mostra ndërsa koronavirusi është konfirmuar tek 121.176 persona, njoftoi Instituti.

Deri më sot, 97.265 pacientë janë shëruar nga COVID-19 në Federatën e BeH. Në 24 orët e kaluara, 295 persona u shëruan. Aktualisht janë 19.706 raste pozitive me COVID-19.

Deri më tani numri i përgjithshëm i viktimave në Federatën e BeH arrin në 4.205.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın