Dzihat Aliju
31 Korrik 2025•Përditësim: 01 Gusht 2025
Sot në Shkup u mbajt programi i synetimit kolektiv të fëmijëve jetimë dhe nevojtarë, raporton Anadolu.
Në programin e organizuar nga Organizata Humanitare El Hilal me seli në Shkup, në bashkëpunim me Bashkinë Metropolitane të Konyas nga Turqia dhe Komunën e Çairit, para Kalasë së Shkupit u mbajt ceremonia e synetimit për rreth 300 fëmijë.
Në ceremoni, e cila filloi me leximin e Kuranit, morën pjesë përfaqësues të komunave Konya dhe Çair, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Turqisë në Shkup, të institucione dhe organizatave të ndryshme, si dhe familje të fëmijëve të bërë synet.
Nënkryetari i Bashkisë Metropolitane të Konyas, Mustafa Uzbaş, në fjalën e tij, tha se protokolli i binjakëzimit i nënshkruar midis Konyas dhe Shkupit është një mishërim konkret i lidhjeve kulturore midis dy qyteteve dhe idealeve të përbashkëta që ato mbartin në të ardhmen.
"Ky aktivitet është fryt i këtij vullneti, i këtij uniteti zemrash. Si Konya, ne vazhdojmë të ndërtojmë ura vëllazërie në çdo cep të gjeografisë që e konsiderojmë të afërm dhe të ruajmë mirëkuptimin tonë për sistemin e bashkisë sociale, të mbushur me dashuri", tha ai.
Kryetari i El Hilal, Behixhudin Shehabi, njoftoi se ky aktivitet po mbahej për herë të 21-të.
"Për një javë, ne do të bëjmë synet rreth 300 fëmijë në 11 lokacione në veri, lindje dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut, me anëtarët dhe vullnetarët e vlefshëm aktiv të El Hilal", theksoi ai.
Pas fjalimeve, u ndanë mirënjohje për institucionet dhe organizatat mbështetëse.
Në kuadër të ceremonisë u kryen lutje dhe u kënduan ilahi, ndërsa grupet folklorike luajtën valle popullore.