BALLKANI

Ndërron jetë humoristi kosovar Rasim Thaçi

Për disa ditë, Cima ka qenë i shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, duke marrë trajtim mjekësor pas infektimit me koronavirusin e ri

Agim Sulaj  | 26.03.2021 - Përdıtësım : 27.03.2021
Ndërron jetë humoristi kosovar Rasim Thaçi Foto: Rasim Thaçi - Facebook

Prishtinë

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare humoristi i njohur kosovar Rasim Thaçi, i njohur si Cima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmin për vdekjen e kanë bërë të ditur familjarët e aktorit nëpërmjet rrjeteve sociale.

Për disa ditë, Cima ka qenë i shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, duke marrë trajtim mjekësor pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19).

Për vdekjen e tij, kanë shprehur ngushëllime artistë të shumtë por edhe udhëheqës të partive politike në Kosovë.

Rasim Thaçi ka marrë pjesë në qindra skeçe humori, por u bë i njohur gjatë fundit të viteve të 80-ta dhe fillimit të viteve të 90-ta, si pjesë e grupit “Treshi përsheshi”, ku bënin pjesë edhe i ndjeri Ibrahim Krajkova dhe Sevdai Radogoshi.

Gjatë vitit 2018, ai bashkë me Sevdai Radogoshin realizuan një skeç humoristik në Antalya të Turqisë, ku përballeshin me disa nga të panjohurat dhe kënaqësitë e këtij vendi turistik, duke i kthyer në humor.

Pos aktrimit, Rasim Thaçi ishte për një kohë edhe profesor i edukatës fizike, ndërsa bëri karrierë edhe si futbollist.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın