BALLKANI

Në Edirne të Türkiyes festohet pavarësia e Kosovës

Në aktivitetin e organizuar nga Shoqata për Kulturë dhe Solidaritet të Studentëve nga Kosova, në zyrën e Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) në Edirne, u zhvillua një prezantim lidhur me procesin e pavarësisë

Cihan Demirci  | 18.02.2025 - Përdıtësım : 18.02.2025
Në Edirne të Türkiyes festohet pavarësia e Kosovës

Edirne

Në qytetin turk të Edirnes është organizuar një aktivitet me rastin e përvjetorit të 17-të të pavarësisë së Kosovës, raporton Anadolu.

Në aktivitetin e organizuar nga Shoqata për Kulturë dhe Solidaritet të Studentëve nga Kosova, në zyrën e Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) në Edirne, u zhvillua një prezantim lidhur me procesin e pavarësisë.

Kryetari i Shoqatës Ediz Soytari, në fjalimin e tij, tha se zëri i Kosovës u dëgjua në botë pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.

"Kosova është shteti më i ri i Ballkanit ku shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët dhe grupet tjera etnike jetojnë në paqe", tha Soytari duke treguar se Kosova sot njihet nga mbi 100 shtete.

Pas fjalimeve, u festua pavarësia e Kosovës shoqëruar me muzikë nga Ballkani ndërsa për të pranishmit u shërbyen ushqime lokale të përgatitura nga anëtarët e shoqatës.

Në aktivitet përveç përfaqësuesve nga YTB dhe Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, morën pjesë edhe studentë nga Kosova.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın