D. Omanovic
26 shkurt 2020•Përditësim: 26 shkurt 2020
Me vendosjen e luleve dhe një minutë heshtje pranë pllakës përkujtimore në vendin e Kodra e Matiç-it afër Mostarit, Bosnjë e Hercegovinë sot u shënua 16-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Maqedonisë së Veriut, Boris Trajkovski, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai së bashku me bashëpunëtorët dhe anëtarët e ekuipazhit tragjikisht humbi jetën në aksidentin ajror gjatë shkuarjes në Konferencën Investuese Ndërkombëtare 2004.
Ministri pa resor i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi tha se Trajkovski ka lënë gjurmë të thella jo vetëm në shoqërinë maqedonase, por edhe në tërë rajonin. Ai gjithashtu theksoi se nuk i ndante njerëzit në baza etnike dhe fetare dhe se ai ishte një njeri në zemrën e të cilit kishte vend për të gjithë.
"Ishte i tillë deri në frymën e tij të fundit. Sot, 16 vjet më vonë, ndërsa besoj edhe në vitet e ardhshme, edhe Maqedonia e Veriut edhe BeH, por edhe rajoni do ta kujtojnë njeriun e madh dhe veprat e tij", tha Ademi.
Ai kujtoi se Trajkovski, gjatë mandatit të tij me devotshmëi ka punuar për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO si dhe në afrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
"Kultivoi demokracinë dhe vlerat e tjera. Vizioni i tij ishte Republika e Maqedonisë së Veriut në NATO. Në ditën e vdekjes, delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë udhëtoi në Dublin, për të dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE. Sot jemi afër hapjes së negociatave për anëtarësim. Andaj e respektojmë dhe duhet ta respektojmë”, theksoi ai.
Zv/ministri i Jashtëm i BeH-së, Josip Brkiç në një deklaratë për media tha se vendi ynë nuk do t'i harrojë kurrë miqtë e tij, përfshirë presidentin Trajkovski.