BALLKANI

Mickoski zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin e Katarit

Mickoski tha se në bisedën telefonike shprehu mbështetje për Katarin dhe mirëkuptim për kompleksitetin e situatës në Lindjen e Mesme

Abdulbesar Ademi  | 06.03.2026 - Përdıtësım : 06.03.2026
Mickoski zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin e Katarit

Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetin social amerikan X, Mickoski tha se në bisedën telefonike shprehu mbështetje për Katarin dhe mirëkuptim për kompleksitetin e situatës në Lindjen e Mesme.

Ai po ashtu tha se shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale rajonale dhe globale, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit.

"Theksuam së bashku angazhimin tonë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në interes të qytetarëve dhe ekonomive tona", shkroi Mickoski.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.