Fatjon Cuka
16 qershor 2023•Përditësim: 16 qershor 2023
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, po realizon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërkohë, është pritur me ceremoni nga kryeministri Edi Rama, raporton Anadolu.
Ceremonia shtetërore e pritjes për kryeministrin hungarez është mbajtur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve të tjerë nga të dy vendet.
Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, është mbajtur takimi Rama-Orban, ndërkaq, pritet edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje dypalëshe mes dy vendeve.
Kryeministri Rama dhe homologu i tij hungarez Orban do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për mediat.