Stipe Majic
02 Qershor 2020•Përditësim: 02 Qershor 2020
Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit nuk ka raste të reja me COVID-19, me çka numri i të sëmurëve prej koronavirusit është 2.246, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i mbrojtjes civile në Kroaci njoftoi se raste të reja me COVID-19 nuk ka, si dhe deri më tani janë testuar 67.297 persona, prej tyre 602 gjatë 24 orëve të fundit.
Në spital gjenden 17 persona, prej tyre në respiratorë janë katër pacientë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2.088, që është 11 të shëruar në 24 orë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 103.