BALLKANI, Koronavirusi

Kroacia pa raste te reja me COVID-19

"Nuk ka raste të reja. Deri më tani janë testuar 66.695 persona, 290 prej tyre në 24 orët e fundit. 22 persona janë në spital. Katër prej tyre janë në respiratorë", tha Shtabi i Mbrojtjes civile

Vesna Besic  | 01.06.2020 - Përdıtësım : 01.06.2020
Kroacia pa raste te reja me COVID-19

Sarajevë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 dhe numri i personave të prekur nga virusi mbetet në shifrën 2.246, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Nuk ka raste të reja. Deri më tani janë testuar 66.695 persona, 290 prej tyre në 24 orët e fundit. 22 persona janë në spital. Katër prej tyre janë në respiratorë", tha Shtabi i Mbrojtje civile.

Numri i përgjithshëm i personave të shëruar arrin në 2.077 me 5 të shëruar në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 103.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın