Stipe Majic
12 maj 2020•Përditësim: 12 maj 2020
Qendra e Mbrojtjes Civile e Kroacisë njoftoi se gjatë ditës së kaluar janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) ndërsa asnjë vdekje nuk është regjistruar në periudhën e njëjtë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit, 11 raste të reja të infektimit me koronavirus u konfirmuan në Kroaci, që është gjithsej 2.207 pacientë me COVID-19.
Janë bërë gjithsej 47.480 teste, nga të cilat 1.409 në 24 orët e fundit. Përqindja pozitive është 4.65. Ndërsa nga dje nuk ka pacientë të vdekur në Kroaci, kështu që numri i vdekjeve deri më tani është 91.