Stipe Majic
22 korrik 2020•Përditësim: 22 korrik 2020
Shtabi për mbrojtje civile i Kroacisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 108 persona të tjerë, ndërsa dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e 149-të nga fillimi i epidemisë, gjegjësisht që nga shfaqja e rastit të parë të infeksionit me koronavirus, 1.127 janë raste aktive të infeksionit.
Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend deri më tani është 4.530, ndërsa numri i vdekjeve është 125.
Berosh tha se deri më tani janë testuar gjithsej 106.805 persona, përfshirë 1.279 gjatë 24 orëve të fundit.
Në kurim spitalor janë 143 persona, prej të cilëve 9 janë në respiratorë.