Vesna Besic
18 Korrik 2020•Përditësim: 19 Korrik 2020
Shtabi për mbrojtje civile në Kroaci lajmëroi se sot janë regjistruar 116 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në Kroaci, me çka numri i rasteve aktive në vend është rritur në 1.204, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në mesin e rasteve aktive, 139 pacientë trajtohen në spitale, prej të cilëve 8 janë në respiratorë, ndërsa nuk janë regjistruar raste të reja të vdekjeve.
Që nga fillimi i epidemisë në Kroaci, nga 25 shkurti deri më sot, janë regjistruar 4.253 raste, nga të cilat 2.929 janë shëruar, ndërsa 120 persona kanë humbur jetën.
Aktualisht në Kroaci 4.507 persona ndodhen në vetizolim.
Gjithsej janë testuar 102.189 persona, prej të cilëve 1.338 në 24 orët e fundit.