BALLKANI, Koronavirusi

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa infektohet me COVID-19

"Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor", ka shkruar Mustafa

Agim Sulaj  | 10.07.2020 - Përdıtësım : 11.07.2020
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa infektohet me COVID-19

Prishtinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa është diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të shkruar në rrjetet sociale, Mustafa ka thënë se "përveç plogështisë", nuk ka ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor.

"Sot, pas analizave të kryera, kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!", shkruan ai.

Përpos Mustafës ditëve dhe javëve të kaluara edhe disa anëtarë të LDK-së kanë bërë të ditur se janë të infektuar me koronavirus.

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Transportit në Qeverinë e kaluar nga kjo parti, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se është i infektuar me koronavirus tre ditë më parë. Gjithashtu nga kjo parti kanë konfirmuar se kanë dalë pozitiv edhe deputeti Haxhi Avdyli si edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi bashkë me familjen e tij.

Në Kosovë deri më tani 4.307 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, nga të cilët 94 kanë vdekur dhe 2.095 janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın