Agim Sulaj
04 korrik 2021•Përditësim: 05 korrik 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.261, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 9 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.797.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.871 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar 679.255 mostra.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat njoftuan për 14 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 105.376, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 160.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.110 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205.884 doza të vaksinës.