Agim Sulaj
10 mars 2022•Përditësim: 10 mars 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se një person i infektuar me koronavirus ka vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.123, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 37 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 226.766.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.057 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.776.846 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 55 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 222.831, ndërsa numri i rasteve aktive është 812.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 314 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.842 doza të vaksinës. Deri më sot 817.873 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.