Agim Sulaj
07 Mars 2022•Përditësim: 07 Mars 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se një person i infektuar me koronavirus ka vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.119, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 23 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 226.648.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 985 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.773.653 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 137 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 222.508, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.021.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 95 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.802 doza të vaksinës. Deri më sot 817.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.