Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 8 viktima dhe 68 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 68 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.961

Agim Sulaj  | 28.09.2021 - Përdıtësım : 28.09.2021
Kosovë, 8 viktima dhe 68 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 8 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.947, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 68 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.961.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 4.320 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë 1.192.290 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 323 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 153.672 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.342.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës. Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.