Agim Sulaj
11 Janar 2021•Përditësim: 11 Janar 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 6 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 1.383 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 206 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 53.982.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.281 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 198.342 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 389 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 46.648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.951.