Agim Sulaj
12 janar 2022•Përditësim: 13 janar 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se një person i infektuar me koronavirus ka vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 2.992, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 424 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 163.693.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 6.360 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.450.174 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 89 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 158.284, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.992.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës. Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.