Agim Sulaj
08 Korrik 2022•Përditësim: 09 Korrik 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet 3.140, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 407 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 231.060.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.325 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.855.436 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 149 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 226.060, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.860.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 74 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.831.011 doza të vaksinës. Deri më sot 823.852 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.