Agim Sulaj
14 Gusht 2022•Përditësim: 15 Gusht 2022
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet në 3.184, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 393 persona janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 266.686.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.230 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.951.136 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 928 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 257.510, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.992.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 7 doza ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.964 doza të vaksinës. Deri më sot 824.324 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.